Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

PËRPLASJA/ “Je vrasës”, familjarët e viktimave të Gërdecit kapen me Fatmir Mediun; Ish-ministri: Kërkojani prokurorit

Shkruar nga Newsbomb
PËRPLASJA/ “Je vrasës”, familjarët e viktimave
Ish-ministri, Fatmir Mediu

“Vrasës, e kanë fajin prokurorët për ty”, Fatmir Mediu përplaset në GJKKO me familjarët e viktimave të Gërdecit

Seanca e sotme gjyqësore mbi çështjen e Gërdecit është përfshirë nga përplasje midis familjarëve të viktimave dhe ish-ministrit Fatmir Mediu.

Gjatë fjalës së tij, para trupës gjykuese Mediu tha se në kohën kur ndodhi tragjedia e Gërdecit ka dhënë dorëheqjen nga posti për shkak të përgjegjësisë morale, por se përndjekja e tij penale vijon ende edhe sot pas 17 vitesh.

E dhashë dorëheqjen për përgjegjësi morale, por kjo nuk mund të keqkuptohet dhe keqpërdoret si dobësi për t’u shndërruar në përndjekje penale për 17 vjet. Përndjekje që vazhdon kundër çdo ligji dhe rregulli për një proces të drejtë.

Padyshim, Gërdeci ishte tragjedi. I kuptoj dhe gjykimet e opinionit, por ashtu besoj të kuptoni dhe ju ftohtë se duhet të respektoni ligjin! Afërmendsh, në drejtësi nuk vepron dëshira, por vepron prova dhe ligji”,- tha Mediu gjatë fjalës së tij, ka raportuar gazetarja Anila Hoxha.

Ndërkohë, ai është ndërprerë nga familjarët e familjes Durda. Zamira Durda është nxehur dhe i është drejtuar: “Vrasës, e kanë fajin prokurorët që nuk të arrestojnë e nuk ngrenë akuzë për vrasje”. “Ja ku i ke prokurorët , kërkojua ta bëjnë mos ma kërko mua”, u përgjigj Mediu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese