Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protestonte prej 2 muajsh para SPAK-ut dhe kërkonte takim me Altin Dumanin, qytetari shoqërohet nga policia

Shkruar nga Newsbomb
Protestonte prej 2 muajsh para SPAK-ut dhe kërkonte takim me Altin Dumanin,
Ndalimi i qytetarit

Një person, i cili qëndronte përpara dyerve të Prokurorisë së Posaçme dhe kërkonte takim me Altin Dumanin, është shoqëruar nga policia ditën e sotme. Mësohet se personi në fjalë, protestonte prej rreth dy muajsh përpara Prokurorisë dhe kërkonte vazhdimisht takimin me kreun e këtij institucioni, Altin Dumanin.

Qytetari i ndaluar, pretendon se grupet kriminale i kanë vrarë 300 kokë bagëti. Ai kërkonte takim me Dumanin me qëllim që SPAK të hetonte grupin kriminal. 

Ndërkohë, sot, ndryshe nga herët e tjera, mësohet se qytetari kishte marrë me vete dy bagëti të ngordhura dhe protestonte me to në duar. Ndërkaq, teksa ai protestonte është ndaluar nga policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese