Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës janë mbledhur sërish sot një protestë në aksin rrugor Thumanë-Kashar, duke kërkuar lidhje direkte me autostradën e re. Ata janë mbledhur pranë ish-rrethrrotullimit të Thumanës, ku të pranishme janë edhe forca të shumta policie dhe automjete të sigurisë.
Edhe në protestat e mëparshme, ka pasur përplasje mes banorëve dhe policisë, pasi qytetarët kanë bllokuar rrugën. Banorët kërkojnë që institucionet të ndërhyjnë dhe t’u sigurojnë hyrje-dalje në autostradën e re, duke vënë theksin te fakti se mbyllja e aksesit ka dëmtuar rëndë rrugën e vjetër dhe po ndikon negativisht në bizneset e tyre.
Pavarësisht protestave të përsëritura, kërkesat e tyre ende nuk kanë marrë përgjigje nga autoritetet.