Qytetarët këtë të hënë janë mbledhur sërish para ambienteve të Bashkisë së Tiranës ku dhe kërkojnë për të disatën herë largimin e kryetarit të këtij institucioni, Erion Veliajt.
Aktivistë, qytetarë të drejtuar nga “Rithemelimi” janë mbledhur për të 11-tën herë para ambienteve të Bashkisë ku dhe kanë ndjekur të njëjtin skenar si dhe gjatë protestave të kaluara.
Ashtu si dhe pritej tensionet s’kanë munguar ku protestuesit i kanë vënë zjarrin gomave. Përveç efektivit të Policisë, i lënduar në këtë protestë ka mbetur edhe Klevis Balliu.
Në drejtim të Balliut u hodh një lëndë e cila deri më tani nuk është kuptuar se çfarë ka qenë. Ai menjëherë u shoqërua nga protestuesit e tjerë të cilët u panë teksa po i pastronin fytyrën.