Më 2 Prill, puna në doganat greke do të paralizohet për shkak se është paralajmëruar një grevë 48 orëshe.
Sakaq, pala greke në pikën doganore të Kapshticës ka ndarë detaje për mënyrën si do të bëhet hyrje daljet në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Gjatë 48 orëve të grevës, do të ketë një ndryshim lidhur me lëvizjen e mjeteve të vogla të cilët do të lëvizin në të dyja anët e kufirit, 1 orë,në harkun kohor të 4 orëve.
Policia greke ka bërë me dije se oraret e punës janë (me orën greke):
Data 02/04/2024
06:00-07:00
10:00-11:00
14:00-15:00
18:00-19:00
22:00-23:00
Data: 03/04/2024
02:00-03:00
06:00-07:00
10:00-11:00
14:00-15:00
18:00-19:00.
Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Policia e Shtetit, e cila bën me dije se nga data 02.04.2024, prej orës 05:30, nga ora 05:30, deri më datë 04.04.2024, në orën 05:30, pikat doganore greke në Kakavijë, Tre Urat, Përmet, dhe Qafë Botë, Sarandë, do të jenë të mbyllura për shkak të protestës nga sindikatat greke.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, pa bagazhe, dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.
“Në këtë kuadër, të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt shtetit grek, në këtë periudhë kohore, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar Kakavijë, Tre Urat Përmet dhe Qafë Botë Sarandë, të përdorin pikat e tjera të kalimit për në shtetin grek.
Me qëllim moskrijimin e konfuzionit në këto pika kalimi, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të automjeteve që janë të interesuar për të lëvizur në drejtim të Greqisë, që të ndjekin udhëzimet e Policisë,” njoftoi policia.
Greva përkon pak ditë pas Pashkës Katolike dhe përgjatë kësaj kohe do të ketë lëvizje të shtuar në pikat doganore.