Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Pronari nuk i jepte pagesën", mes lotësh flet babai i 33-vjeçarit që u vetëvra në Gjermani: Më premtoi se nuk do e bënte

Shkruar nga Newsbomb
"Pronari nuk i jepte pagesën", mes lotësh flet babai i
Babai i 33-vjeçarit Dritan Lalaj që u vetëvra

Babai i 33-vjeçarit Dritan Lalaj i cili u vetëvra në Hamburg, Gjermani një ditë më parë ka treguar arsyes së përse i biri ka shkuar drejt vetëflijimit.

Moskorrektesa e pagesës nga pronari, ka qenë shkaku që 33- vjeçari, Dritan Lalaj, nga Frakulla e Vogël në Fier, i ka dhënë fund jetës.  Dritani ishte fëmijë i vetëm, ndërsa nëna kishte ndërruar jetë më parë, ndërsa babai i tij jeton në gjendje të mjerueshme në fshatin Frakulla.

Familja Lalaj ka hapur dyert e mortit , ndërsa lajmin e hidhur babai i tij Fitim Lalaj, e mori vetëm pak minuta më parë. I shokuar për humbjen e djalit të vetëm, i moshuari tregon mes lotësh se telefonatën e fundit me të birin tre ditë më parë.

Ai tregon se i biri kishte tentuar vetëvrasjen edhe disa ditë më parë, por më pas i kishte premtuar se nuk do i bënte asnjë të keqe vetes. Pas këtij premtimi, ai është qetësuar, por fatkeqësisht gjërat nuk shkuan siç priste.

Mes sëmundjes dhe skamjes së tejskajshme, babai i 33- vjecarit, apelon për ndihmë për ti kthyer trupin e djalit.

Ndërkohë i afërmi Mezin Kacaku, pohon se për kthimin e trupit duhen 25.000 euro, shumë për të cilën shqiptarët në Hamburg janë solidarizuar ta mbledhin shpejt, ndërsa thekson se edhe banorët e zonës do përpiqen të solidarizohen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese