Hapësire reklamuese


Aktualitet

Prokuroria "zbuti" akuzën për autorët e sulmit të Sokol Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Keqardhje për mungesën e qëndrimit nga gjyqtarët

Shkruar nga Newsbomb
Prokuroria "zbuti" akuzën për autorët e sulmit të
Avokati, Sokol Mëngjesi

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar pas dënimit të autorëve që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi disa ditë më parë në zonën e ish-Bllokut, ku disa të rinj e rrahën atë me grushte dhe leva.

Gjatë një mbledhje të zhvilluar ditën e sotme, Dhoma e Avokatisë ka kërkuar që të respektohet figura e përfaqësuesve të drejtësisë, ndërsa shton se dhuna ndaj avokatit është dhunë ndaj drejtësisë shqiptare.

Gjithashtu, Dhoma shprehet se ndjen keqardhje për mungesën e një qëndrimi apo dënimi të autorëve nga trupa gjykuese për atë çfarë i ndodhi kolegut të tyre Sokol Mëngjesi. 

Dhuna ndaj avokatit është dhunë ndaj drejtësisë, ndaj gjyqtarit, prokurorit, përmbaruesit e noterit. Komiteti Drejtues i Dhomës, për këtë ngjarje të rëndë kriminale, shpreh keqardhjen për mungesën e një qëndrimi apo dënimit të tij, nga trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve, per atë ç’ka i ndodhi kolegut tonë”,- thuhet në njoftimi e Dhomës së Avokatisë.

Në vijim të deklaratës, shprehen se i urojnë shërim të shpejtë avokatit dhe shpresojnë që ngjarje të tilla, dhunimi i përfaqësuesve të drejtësisë në të ardhmen të mos përsëriten më, ndërsa shtojnë se Dhoma e Avokatisë do të përshkallëzojë qëndrimin e saj me qëllim për të mos toleruar dhunën fizike apo psikike ndaj avokatëve.

Dhoma e Avokatisë do të përshkallzojë qëndrimin e saj me qëllim mostolerimin e dhunës fizike apo psikike ndaj avokateve, si dhe në mbrojtie të dinjitetit profesional dhe interesave të jetës shëndetit e familjarëve të tyre”,- thuhet në reagimin e tyre.

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua me grushte dhe leva mëngjesin e 29 majit, pranë një kopshti në ish-Bllok, pak minuta pasi kishe lënë djalin e tij të mitur në këto ambjente. Nga sulmi barbar i 4 të rinjve, avokati Sokol Mëngjesi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë goditje të rënda në pjesën e pasme të kokës.

Ishin 4 autorët të cilët e qëlluan me doreza hekuri dhe leva, të identifikuar si: Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, u vetëdorëzua në Polici; Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë; Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë; Romario Roberto Tabaku, 26-vjeç, banues në Tiranë.

Organizatori dhe porositësi i sulmit barbar ndaj avokatit është Dritan Nano. 58-vjeçari do të dalë sot para gjykatës ku dhe do t’i komunikohet masa e sigurisë. Bashkë me të, për masë del dhe dhëndri i tij Dorian Alia, një nga dhunuesit, ndërsa 3 të tjerë janë ende në kërkim.

Reagimi i plotë i Dhomës së Avokatisë:

Duke marrë shkas nga ky akt tejet i rëndë kriminal, i cili në analizën e gjithë qëndrimeve është inkurajuar nga denigrimet e vazhdueshme bërë figurës së avokatit, duke filluar që nga vlersimet e politikës, të administratës shtetërore, të trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të disa përfaqësuesve manipulues e keqadashës të medias e të publikut, kanë bërë që të frymëzojnë dhe ushqejnë eksese të tilla kriminale.

Komiteti Drejtues në mbledhjen e tij të ditës së Premte, më 31 Maj 2024, ju bën thirrje dhe kërkon nga të gjithë pa përjashtim, të respektojnë e të vlerësojnë me mirënjohje të veçantë rolin dhe kontributin e avokatit në funksionimin cilësor të drejtësisë.

Dhuna ndaj avokatit është dhunë ndaj drejtësisë, ndaj gjyqtarit, prokurorit, përmbaruesit e noterit. Komiteti Drejtues i Dhomës, për këtë ngjarje të rëndë kriminale, shpreh keqardhjen për mungesën e një qëndrimi apo dënimit të tij, nga trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve, per atë ç’ka i ndodhi kolegut tonë.

Duhet të bëjmë me dije që ligjvënësi në një nen të veçantë të Kodit Penal, për shkak të rolit dhe veprimtarisë të rëndësishme publike, vë në mbrojtje të cilësuar subjekte të tilla si deputetin, gjyqtarin, prokuroin, avokatin, ushtarakun dhe një sërë subjektesh që ushtrojnë funksione publike.

Dhoma e Avokatisë do të përshkallzojë qëndrimin e saj me qëllim mostolerimin e dhunës fizike apo psikike ndaj avokateve, si dhe në mbrojtie të dinjitetit profesional dhe interesave të jetës shëndetit e familjarëve të tyre.

Me shpresën që vepra të tilla dhune të mos përsëriten urojmë dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë dhe të plotë të kolegut tonë Av. Sokol MENGJËSI.

Komiteti Drejtues gjen rastin të përcjell një vlersim të veçantë për ekipin e mjekëve të talentuar dhe të perkushtuar të cilët, që në kontaktin e parë dhe në vazhdim ndjekin dhe kujdesen për kolegun Tonë.

Gjithashtu, përshëndesim Drejtorinë e Policisë së Shtetit Tiranë, për profesionalizmin e treguar në evidentimin, gjetjen dhe kapjen e autorëve të ketij akti barbar, të cilët duhet të përgjigjen para drejtësisë.

Komiteti Drejtues i Dhomës të Avokatisë së Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese