
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Princ Lekën, ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharian dhe babain e kësaj të fundit, Gjergj Zaharia për akuzën dhunë në familje.
Princ Leka dhe Elia Zaharia, tashmë të divorcuar më herët janë përfshirë në një episod të dhunshëm mes tyre, ku i përfshirë ka qenë edhe babai i aktores, Gjrgj Zaharia.
Ngjarja u bë edhe më e bujshme, papi në rrjetet sociale qarkulluan pamjet mes përplasjes së çiftit dhe Gjergj Zaharia nga Oborri Mbreterorë.
Pas kësaj Princ Leka dhe Elia Zaharia janë pajisur me urdhër-mbrojtje për 6 muaj ndaj njëri-tjetrit. Ata nuk duhet t’i afrohen njëri-tjetrin më shumë se 5 metra.
Princ Leka Zogu pretendon se është dhunuar nga vjehrri i tij, Gjergj Zaharia dhe Elia Zaharia. Gjithashtu edhe Elia denoncoi në Polici ish-partnerin e saj duke e akuzuar se ka ushtruar dhunë ndaj babait të saj, Gjergj Zaharia dhe vetë asaj.
Princi pretendon se ndaj tij është ushtruar dhunë dhe për këtë u paraqit në Komisariatin e Policisë Numër 1.
Revista Newsbomb.al në numrin e dalë në treg më datë 20 Prill, ka zbardhur ekskluzivisht marrëveshjen e divorcit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë.
Ajo dhe Leka në janarin e këtij viti ishin paraqitur pranë noteres për të zgjidhur martesën mes tyre; madje kishin vendosur që gjithçka të ishte konfidenciale: që nga mënyra sesi do të rrisnin vajzën e tyre Geraldinë, e deri tek përfitimet financiare që do të kishte Elia dhe e bija. E ndërsa në aparencë dukej se gjithçka po shkonte mirë, nën “rrogoz”, ujërat lëvrinin si të tërbuar.
Që prej majit 2021, Princi Leka firmosi me 29 vjeçarin Houard Malo, administratorin e kompanisë “Met Invest” një kontratë të majme sipërmarrjeje, ku për shkak të pronësisë mbi truallin, Princi përfiton disa mijëra metra katrorë ndërtim në godinën që po lartësohet pas ish-hotel Dajtit, mes rrugës “Myslym Shyri” dhe bulevardit “Zhan D’Ark”. Kur i kanë bërë bisedat me ndërtuesin kanë qenë bashkë. Ndoshta nuk e kanë menduar se çfarë surprizash do t’u rezervonte jeta të dyve. Godina ngrihet ngjitur me Pallatin Mbretëror, ndaj planet e çiftit ishin po ashtu ambicioze.
Kontrata e firmosur mes palëve parashikon që nëna e përfitueses, Elia Zogu Zaharia ka të drejtën e përdorimit si banesë të apartamentit për gjithë jetën, edhe pasi përfituesja, në këtë rast Geraldina, të jetë në moshë madhore. Veçse, Elia do të humbasë këtë të drejtë mbi apartamentin, nëse krijon një marrëdhënie të re martesore, ose bashkëjetesë. Pra thënë shkurt e shkoqur, Elia, në asnjë rast nuk mund të fusë një mashkull tjetër në shtëpinë që Leka ka vendosur ti japë vajzës së tyre Geraldina.
Nëse do të kërkojë të bëjë diçka të tillë, do të duhet të kthehet tek shtëpia e prindërve të vet, Gjergjit dhe Yllkës...