Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Prokuroria e Tiranës heton tjetërsimin e fondit pyjor dhe sekuestron vilat luksoze te "Secret Garden"

Shkruar nga Newsbomb
Prokuroria e Tiranës heton tjetërsimin e fondit pyjor dhe sekuestron
Zona ku eshte ndertuar dhe vilat e sekuestruara

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për tjetërsimin e një sipërfaqe të madhe të fondit pyjor në dalje të kryeqytetit, në zonën ku është ndërtuar kompleksi me vila luksoze "Secret Garden". Dyshimet janë se fondi pyjor është tjetërsuar pa leje e rrjedhimisht dhe vilat.

Gzetari Elton Qyno bën me dije se janë shtatë (7) vila dykatëshe të ndërtuara pa leje në zonën e Mulletit, pranë rezidencës “Secret Garden”, të cilat janë sekuestruar me vendim të Gjykatës së Tiranës. Ai thotë se pas tyre qëndron një emër i njohur i botë së krimit.

Bëhet fjalë për Eduard alias Edison Dushkun, që në Tiranë njihet si “Edi i Saukut”, i sipas burimeve të Prokurorisë së Tiranës, dyshohet se qëndron si pronari në hije i këtij investimi në periferinë e Tiranës.

Dyshimet e shumta për përfshirjen e Eduard Dushkut në këtë veprimtari kriminale, duke tjetërsuar fondin pyjor të Bashkisë së Tiranës dhe ndërtuar pa leje, janë ngritur pasi për një nga vilat e sekuestruara gruaja e Eduard Dushkut ka aplikuar për skemën e rindërtimit të saj.

Bashkëshortja e tij, Dorina Dushku është marë e pandehur dhe çështja kundër saj pritet të dërgohet në gjykatë për akuzën e “Ndërtimit pa leje”, raporton Ora News.

Hetimi i kësaj çështje ka nisur në Prokurorinë e Tiranës nga tre prokurorë të ndryshëm, pas kallëzimeve të bëra lidhur me miratimin e lejeve të ndërtimit përmes skemës së rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019.

Këto kallëzime janë trajtuar nga tre prokurorët Arenc Çela, Erjon Imeraj dhe Ndini Tavani, por në një moment janë bashkuar në një dosje të vetme. Hetimet kanë zbuluar se 9 persona janë marrë të pandehur, duke filluar nga arkitekti Armand Prelazi, Klevis Bregu, Manush Teqja, Florian Zela, Abaz Teqja, Tefta Visha, Dorina Dushku, Arblin Harizi dhe Gani Moka.

Prokuroria e Tiranës heton tjetërsimin e fondit pyjor dhe sekuestron
Zona ku eshte ndertuar dhe vilat e sekuestruara

Nga një verifikim i thjeshtë i koordinatave nëpërmjet aplikacionit "Google Maps", doli se të dhënat e pasqyruara në relacione nga arkitektët Armando Prelezi dhe Klevis Bregu, tregonin vendndodhje të ndryshme krahasuar me vendndodhjen reale të objekteve të konstatuara nga vetë-deklarimet e bëra pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Sipas prokurorisë, objektet janë ndërtuar në ngastrat e ekonomive pyjore 1/a dhe 2/a, në juridiskionin e Bashkisë Tiranë.

Nga ana tjetër, njëri nga personat në hetim, Gani Moka, administrator dhe ortak i i kompanisë “Certi VV South Balkans”, ka lidhur kontratë qiraje në datën 14 prill 2021 me Agjencinë e Parqeve dhe rekreacionit për sipërfaqen 2000 m2, e cila është pjesë e fondit pyjor, ngastra 1/a, ku në fakt janë ngritur ndërtimet me të dhënat e rreme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese