Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prokuroria e Shkodrës refuzon kërkesën e Erdgys Arrazit, NUK i jep leje të varrosë fëmijët

Shkruar nga Newsbomb
Prokuroria e Shkodrës refuzon kërkesën e Erdgys Arrazit, NUK i
Erdgys Arrazit i refuzohet leja te dale nga qelia

Erdgys Arrazi, 31 vjeçari i akuzuar nga Prokuroria e Shkodrës për shkaktimin e vetëvrasjes së bashkëshortes Alma Arrazi dhe tre fëmijëve, NUK ka marrë leje për të qenë i pranishëm në varrimin e fëmijëve të tij.

Newsbomb.al mëson ekskluzivisht nga burime të sigurta se ai ka paraqitur një kërkesë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për t'i dhënë lamtumirën e fundit vajzës së vogël dhe djalit 3 vjeçar. Vajza e madhe, e cila u gjet dhe e para në ujërat e Bunës, është varrosur më herët.

Por pavarësisht kërkesës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk e ka lejuar deri më tani 31 vjeçarin që të marrë pjesë në ceremoninë mortore për dy fëmijët, sepse ai është i paraburgosur dhe duhet leje nga Prokuroria e Shkodrës.

Në kushtet kur prokurori i çështjes nuk ka firmosur shkresën për daljen e Ergys Arrazit nga qelia me leje provizore, edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk mund të procedojë më tej me lirimin e tij nga qelia dhe shoqërimin drejt varrezave, shkruan newsbomb.al.

Ndërkohë, Erdgys Arrazi nuk ka kërkuar leje për të qenë i pranishëm në varrimin e bashkëshortes së tij, Alma Arrazit e cila do të prehet në varrezat e familjes së saj në Durrës.

Newsbomb.al mëson se i arrestuari NUK do të marrë pjesë në asnjë nga ceremonitë mortore, pasi kërkesa e tij është REFUZUAR nga Prokuroria e Shkodrës. Pavarësisht raportimeve në media, Erdgys Arrazi nuk do të marrë pjesë në varrim. 

Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e 31 vjeçarit si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, pasi deri në këtë fazë të hetimit janë krijuar dyshime të arsyeshme bazuar në prova se shtetasi Ergys Arrazi, si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e shtetases Alma Arrazi, e cila në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet të jetë hedhur në lum bashkë me tre fëmijët e mitur.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese