Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet, merr të pandehur ish-drejtorin e Zonave të Mbrojtura dhe 3 zyrtarët e tjerë

Shkruar nga Newsbomb
Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet, merr të pandehur ish-drejtorin e
Foto ilustruese

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur ish-drejtorin e  Administratës së Zonave të mbrojtura dhe tre ish-zyrtarëve të këtij institucioni.

Organi i akuzës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-drejtorin e Administratës së Zonave të mbrojtura në Lezhë, Pjeter Toni dhe 3 ish-zyrtarë, Pashk Noka, Armando Lleshaj dhe Tom Gjelaj.

Organi i akuzës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal nr.388 të vitit 2022 në lidhje me “dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune – Vainit, konkretisht në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Matkeqës”.

Kërkesa e Prokurorisë Lezhë:

Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.388 të vitit 2022 për:

1.Pjetër Toni, i akuzuar për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës", parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal;

2.Pashk Noka, i akuzuar për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës", parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal;

3. Armando Lleshaj, i akuzuar për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës", parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal;

4.Tom Gjelaj, i akuzuar për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës", parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese