Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Prokuroria e Kukësit kërkon sekuestrimin e pasurive të Fatjon Dautaj, i riu që shkelmoi derën e PD dhe i skeduar për kokainë në Londër

Shkruar nga Newsbomb
Prokuroria e Kukësit kërkon sekuestrimin e pasurive të Fatjon
Fatjon Dautaj

Prokuroria e Kukësit ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së shtetasit Fatjon Dautaj, i cili ka qenë u arrestuar në Londër për trafikim droge dhe pastrim parash.

Prokuroria ka kërkuar Gjykatës Kukës konfiskimin e pasurive të Fatjon Dautaj dhe të afërmve të tij nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Dautaj ka qenë i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, si dhe ka qenë në hetim nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”. Atij i janë gjetur 3 kg kokainë dhe më datë 05.03.2014 i janë gjetur 64 450 paund që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës.

Fatjon Dautaj po ashtu njihet në media si militanti i PD-së, pasi në 2021-shin shkelmoi derën e Partisë Demokratike.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit F.D. i arrestuar në Londër për ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka kërkuar Gjykatës Kukës konfiskimin e pasurive të shtetasit F.D. dhe të afërmve të tij nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Shtetasi F. D., ka qenë i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, si dhe ka qenë në hetim nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”. Më datë 06.09.2013 në makinën e shtetasit F.D janë gjetur 3 kg kokainë dhe më datë 05.03.2014 i janë gjetur 64 450 paund që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës.

Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, më datë 19.09.2024 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kërkoi konfiskimin e pasurive të mëposhtme:

– Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;

– Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe

– Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese