Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prokurori i Përgjithshëm takim me ambasadorin e BE: Diskutuam mbi rolin e drejtësisë në procesin e integrimit

Shkruar nga Newsbomb
Prokurori i Përgjithshëm takim me ambasadorin e BE: Diskutuam mbi
Foto nga takimi

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka zhvilluar një takim me ambasadorin e BE në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Së bashku Çela dhe ambasadori i BE kanë diskutuar mbi çështje që lidhen me mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë dhe rolin e saj në procesin e integrimit.

Në takim u theksua rëndësia e ndjekjes me prioritet të rekomandimeve të BE-së si dhe mbështetja që kjo e fundit mund të sigurojë për prokurorinë. Në mënyrë të veçantë, nga ana e ambasadorit u sigurua mbështetja e delegacionit të BE-së në Shqipëri për ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve në prokurori.

Prokurori i Përgjithshëm ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e infrastrukturës së përshtatshme në disa nga prokuroritë dhe gjykatat në vend si dhe mungesën e një perspektive të qartë për zgjidhjen e problemit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese