Hapësire reklamuese

Aktualitet

Programi që mashtron shqiptarët, reagon Ambasada e SHBA-së: Mos i besoni, nuk kanë lidhje me ne!

Shkruar nga Newsbomb
Programi që mashtron shqiptarët, reagon Ambasada e SHBA-së: Mos i
Ambasada e SHBA ne Tirane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, ka reaguar lidhur me projektin e njohur “Let’s Talk Together About US24”, që ka si qëllim në vetvete informimin e qytetarëve sa i përket shkollimit, udhëtimeve apo dhe marrjes së vizave amerikane.

Përmes një reagimi zyrtar ambasada e SHBA-së është distancuar nga ky program duke theksuar se ky projekt nuk ka të bëjë aspak me Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA, programet e tyre arsimore ose personelin e ambasadës.

Për këtë arsye ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të kujdesshëm dhe mos bien pre e mashtrimeve.

“Ambasada e SHBA është në dijeni të një të ashtuquajturi projekt të njohur si “Let’s Talk Together About US24.” Ky grup nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA, programet tona arsimore ose personelin e ambasadës. Shërbimi i Sigurisë Diplomatike i Departamentit të Shtetit të SHBA do të vazhdojë të punojë me Policinë e Shtetit teksa ajo heton përmasat e kësaj skeme mashtruese.

U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që garantojnë udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara, si dhe viza amerikane pa pagesë ose me kosto të ulët. Gjithashtu, i bëjmë thirrje kujtdo që të kontaktojë Ambasadën e SHBA nëse dyshon se ndonjë person ose organizatë përpiqet të paraqesë veten në mënyrë të gënjeshtërt si të lidhur me ambasadën”, thuhet në reagimin e ambasadës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese