Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Profesori u kthehet prokurorëve të SPAK: Presim nga ju tym të bardhë, jo frikë! Po dorëzoheni

Shkruar nga Newsbomb
Profesori u kthehet prokurorëve të SPAK: Presim nga ju tym të
Profesori Ervin Karamuço

Ervin Karamuço, profesor dhe ekspert i njohur i Kriminologjisë, ka bërë një reagim të fortë në llogarinë e tij për gjyqtarët e posaçëm dhe prokurorët e SPAK. Irritimi i Karamuços vjen për shkak të hezitimit të organeve të reja të drejtësisë për të firmosur urdhër-arrestet ndaj zyrtarëve të lartë.

Profesori thotë se Shqipëria ka nevojë për gjyqtarë dhe prokurorë që bëjnë drejtësi dhe jo diplomaci, sepse hezitimi dhe frika janë shenja dorëzimi ndaj realitetit.

"Shqipëria ka nevojë për gjyqtarë dhe prokurorë që bëjnë drejtësi dhe jo diplomaci. Hezitimi dhe frika, janë shenja dorëzimi ndaj një realiteti që po e urrejmë përditë e më shumë të gjithë. Pres nga SPAK tym të bardhë dhe jo justifikime groteske për të shtyrë në kohë veprime të shumëpritura", shkruan ai.

Në fakt, ditët e fundit janë përhapur thashetheme se një politikan i rangut shumë të lartë do të arrestohej dhe urdhër-arresti për të ishte gati të firmosej, por për arsye që nuk dihen asnjë veprim nuk është ndërmarrë.

Siç duket, edhe profesori ka qenë në dijeni të këtyre zërave për arrestime të mundshme përmes burimeve të veta dhe me të drejtë thotë se populli shqiptar nuk ka nevojë për justifikime groteske për të shtyrë në kohë arrestimet e politikanëve të kapur në afera.

Profesori u kthehet prokurorëve të SPAK: Presim nga ju tym të
Shenimi i profesorit Ervin Karamuço

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese