Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prodhonte materiale pornografike me të mitur, arrestohet amerikani në Tiranë, i dënuar dhe në Rusi për të njëjtin krim

Shkruar nga Newsbomb
Prodhonte materiale pornografike me të mitur, arrestohet amerikani në
71-vjeçari qe u arrestua

Një 71-vjeçar amerikan ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur.

71-vjeçari David Ira Lang është arrestuar pas operacionit “Gjurma virtuale”, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Task Forcës për Shërbimet e Përbashkëta Investiguese në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Njësisë kundër Krimeve Kibernetike, me Zyrën Rajonale të Sigurisë së Ambasadës së ShBA në Tiranë (RSO/OCIU) dhe me Prokurorinë e Tiranës.

Ai dyshohet se në Shqipëri, prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur.

Në zbatim të urdhrit të Prokurorit, për ekzekutimin e vendimit të gjykatës, për lejim të kontrollit, Departamenti i Policisë Kriminale kreu kontroll në banesën e 71-vjeçarit, ku gjeti dhe sekuestroi pajisje elektronike dhe materiale të tjera, që kanë shërbyer për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Po ashtu 71-vjeçari është një person me të njëjtin precedent penal edhe Rusi. Ai ka qenë i dënuar për kryerjen e 6 krimeve në lidhje me prodhimin dhe trafikimin e materialeve që përmbajnë imazhe pornografike me të mitur.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet pas disa muajsh hetime operacioni policor i koduar “Gjurma virtuale”.

Operacioni, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Task Forcës për Shërbimet e Përbashkëta Investiguese në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Njësisë kundër Krimeve Kibernetike, me Zyrën Rajonale të Sigurisë së Ambasadës së ShBA në Tiranë (RSO/OCIU) dhe me Prokurorinë e Tiranës

Prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur, arrestohet 71-vjeçari (shtetas amerikan, me precedent penal jashtë Shqipërisë).

Hetimet disamujore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurma virtuale” rezultuan me identifikimin dhe ndalimin e shtetasit amerikan D. L., 71 vjeç, banues në Tiranë.

Ai dyshohet se në Shqipëri, prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur.

Në zbatim të urdhrit të Prokurorit, për ekzekutimin e vendimit të gjykatës, për lejim të kontrollit, Departamenti i Policisë Kriminale kreu kontroll në banesën e 71-vjeçarit, ku gjeti dhe sekuestroi pajisje elektronike dhe materiale të tjera, që kanë shërbyer për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Vijojnë hetimet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Prodhonte materiale pornografike me të mitur, arrestohet amerikani në
71-vjeçari qe u arrestua

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese