Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Probleme me lëvizshmërinë dhe ndjeshmërinë, realizohet me sukses operacioni i vështirë në QSUT

Shkruar nga Newsbomb
Probleme me lëvizshmërinë dhe ndjeshmërinë, realizohet
Foto nga operacioni

Një operacion shumë i vështirë dhe kompleks është realizuar në QSUT, tek një paciente 29-vjeçare me një malformacion kongenital të rrallë (meningocele lumbare), e cila vuante për shkak të problemeve të rënda në lëvizshmëri dhe ndjeshmëri.

Kryeministri Edi Rama shkruan se operacioni ka dalë me sukses falë Falë kontributit të neurokirurgut, Prof. Kita Sallabanda, që pas një karriere të shkëlqyer në Spanjë ka nisur të kontribuojë edhe në atdhe pranë QSUT.

Operacioni është realizuar në bashkëpunim me , neurokirurgun Prof. Artur Xhumarin dhe kirurgun plastik-rikonstruktiv Prof. Nardi Kolën, operacioni i vështirësisë së lartë u realizua me sukses, duke i dhënë 29 vjeçares shansin e shumëpritur për një jetë më të mirë.

Postimi i plotë i Ramës:

Realizohet me sukses në QSUT një ndërhyrje tejet komplekse tek një paciente 29-vjeçare me një malformacion kongenital të rrallë (meningocele lumbare), e cila vuante për shkak të problemeve të rënda në lëvizshmëri dhe ndjeshmëri.

Falë kontributit të neurokirurgut, Prof. Kita Sallabanda, që pas një karriere të shkëlqyer në Spanjë ka nisur të kontribuojë edhe në atdhe pranë QSUT, në bashkëpunim me mjekët e talentuar të kompleksit tonë qendror spitalor, neurokirurgun Prof. Artur Xhumarin dhe kirurgun plastik-rikonstruktiv Prof. Nardi Kolën, operacioni i vështirësisë së lartë u realizua me sukses, duke i dhënë 29 vjeçares shansin e shumëpritur për një jetë më të mirë.

Probleme me lëvizshmërinë dhe ndjeshmërinë, realizohet
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese