Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Pritshmëritë e shqiptarëve janë shumë të larta”, diplomatja amerikane në Tiranë: Kjo sepse prokurorët e SPAK kanë prodhuar rezultate

Shkruar nga Newsbomb
“Pritshmëritë e shqiptarëve janë shumë të
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA, Nancy VanHorn

Në Ministrinë e Brendshme, 29 punonjës të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) morën certifikatat pas një trajnim 3-javor mbi hetimin e krimeve, të zhvilluar nga ekspertë të misionit ICITAP.

Ceremonia u ndoq nga e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA, Nancy VanHorn, si dhe përfaqësues të AMP-së dhe ICITAP. Trajnimi u realizua sipas një moduli të standardizuar nga Prokurori i Përgjithshëm.

Në fjalën e saj, diplomatja e ambasadës së SHBA u shpreh se pritshmëritë e shqiptarëve për reformën në drejtësi janë shumë të larta, ndërsa e quajti reformën në drejtësi “të pakthyeshme”.

Diplomarja amerikane dha mesazhe të rëndësishme edhe sa i përket Reformës në Drejtësi, bashkëpunimit të AMP-së me SPAK, apo edhe masakrën e pak ditëve më parë në Shkodër.

Pritshmëritë që publiku shqiptar ka për reformën në drejtësi dhe për punën tuaj dhe kolegëve tuaj janë shumë të larta. Dhe kjo ndodh për shkak se ju dhe kolegët tuaj tashmë keni prodhuar rezultate për ta. Dhe sot, 29 prej jush që po diplomohen, janë gati për ta rritur këtë ndikim. Sa herë takohem me zyrtarë të qeverisë, një nga gjërat që theksoj vazhdimisht është se reforma në drejtësi është e pakthyeshme. Dhe unë e them këtë sepse Shtetet e Bashkuara e besojnë atë dhe besojnë te ju”, - tha në fjalim diplomatja e ambasadës së SHBA.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese