
Tashmë i kthyer në kryefjalën e këtij edicioni, Gjesti ka fituar simpatinë e shumë shqiptarëve, por jo vetëm. Në një postim të fundit në rrjete sociale, edhe princi i kurorës shqiptare, Leka Zogu II, tashmë është një fans i fenomenit nga Kosova, Gjestit.
Princ Leka ka postuar në Instagram shkrimin #megjestin, shoqëruar me simboln e kurorës. Ky reagim vjen pas tensioneve të primet të natës së sotme teksa u diskutua gjatë për sjellet bullizuese dhe veprimet intimiduese që banorët e tjerë kanë bërë kundrejt tij.
Deri më tani, Gjesti brenda këtij formati përveçse ka luajtur me banorët, nuk ka ngritur ndonjë kauzë dhe një reagim i tillë nga Princi ka habitur jo pak ndjekësit.
Mesa duket princi ynë qenka një ndjekës i rregullt i këtij formati, ndonëse është hera e parë që reagime të tilla vijnë nga familja mbretërore, ku le të themi se prej tyre është e vështirë të marrësh ndonjë prononcim për jetët e tyre jashtë detyrave shtetërore.