Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Prilli, muaj i arrestimeve? SPAK konfirmon hetimin e zyrtarëve të Policisë dhe ish-ministrave

Shkruar nga Newsbomb
Prilli, muaj i arrestimeve? SPAK konfirmon hetimin e zyrtarëve të
Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit

Gazetarja e njohur e gjyqësorit, Anila Hoxha ka treguar mbrëmjen e sotme se gjatë këtij muaj pritet finalizimi i hetimeve ndaj zyrtarëve të Policisë së Shtetit dhe ish-ministrave. Sipas saj, SPAK ka pranuar se katër zyrtarë policie janë në hetim, por nuk ka dhënë emra.

“Altin Dumani thotë se janë disa raste që janë në hetim zyrtarë të policisë dhe është angazhuar Byroja Kombëtare e Hetimit. Ai tha se duhet forcuar Byroja. Altin Dumani kërkon shtim të hetuesve, pjesa më e madhe e hetuesve të BKH, merren me procesin e përgjimeve.

Javën e kaluar e kam pyetur SPAK edhe për çështje të tjera që përfshin edhe drejtorë që janë nën hetim, por nuk japin përgjigje për këtë çështje.

Disa prej tyre janë publik, SPAK ka ndjekur këtë protokoll komunikimi. Disa raste janë sekret hetimor. Është përgjigjur sa zyrtarë policie janë nën hetim, SPAK ka thënë për 4 zyrtarë të policisë, por pa vendosur emra në dispozicion. Di në rrugë jo zyrtare se është në zhvillim një çështje tjetër, dosja Metamorfoza, gjatë javës në vazhdim do ketë rezultate", u shpreh gazetarja.

E ftuar në emisionin "Top Story" në TCH, ajo theksoi "Edhe në fushën e ish ministrave do të ketë rezultate. Brenda këtij muaji do ketë zhvillime të tjera për disa persona të tjerë."

Më tej, Anila Hoxha ka krahasuar fjalën e sotme të kryeprokurorit Altin Dumani në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, me analizën vjetore të punës së SPAK, ku sipas saj janë evidentuar elementë të rëndësishëm sa i takon kriminalitetit dhe terrorizmit.

"Kam krahasuar fjalën e Dumanit me analizën vjetore të SPAK, ka elementë të rëndësishëm, ka disa detaje sa i takon kriminalitetit dhe terrorizmit. Përmenden edhe funksionarë të drejtësisë si të dyshuar.

Flet për pastrimin e parave, evidenton qytetin ku pastrohen para, Tirana, vijohet më tej me qytetet bregdetare duke përmendur Durrësin Vlorën dhe Lezhën. Ka një të dhënë sa i takon Durrësit. Thuhet veçanërisht fokusimi i grupeve kriminale në Durrësit", u shpreh gazetarja Anila Hoxha.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese