Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prezenca e OSBE në Shqipëri uron kryetaren e re: Presim që të vijojë bashkëpunimi me KLP-në

Shkruar nga Newsbomb
Prezenca e OSBE në Shqipëri uron kryetaren e re: Presim që
Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka uruar kryetaren e re të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani për postin e saj në krye të KLP-së.

Në njoftimin e publikuar, OSBE shkruan se po vëzhgon me vëmendje procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor, teksa thekson nevojën për konsensus, mbështetur mbi parimet e integritetit dhe meritokracisë

OSBE-ja vijon më tej duke thënë se pret që të vijojë bashkëpunimin me KLP-në për rritjen e integritetit dhe respektimit të shtetit të së drejtës.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri uron znj. Mirela Bogdani për zgjedhjen në postin e kryetares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe pret të vijojë bashkëpunimin me KLP-në për rritjen e integritetit dhe respektimin e shtetit të së drejtës.

Prezenca po vëzhgon me vëmendje procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe thekson nevojën për konsensus, mbështetur mbi parimet e integritetit dhe meritokracisë”,- thuhet në postimin e publikuar nga OSBE-ja.

Mirela Bogdani u votua unanimisht ditën e sotme për të qenë kryetarja e re e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Për vendin vakant për të drejtuar qeverinë e prokurorisë paraqiti kandidaturën vetëm zonja Bogdani, si një anëtare që vjen nga jeta akademike. Vendi kishte mbetur bosh pasi KPA i ndërpreu mandatin Alfred Ballës, të cilit i deklaroi heqjen e të drejtës për të qenë në drejtësi për 15 vjet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese