Hapësire reklamuese


Aktualitet

Presidentja sllovene në Kuvend: Shqipëria i plotëson kushtet për hapjen e negociatave

Shkruar nga Newsbomb
Presidentja sllovene në Kuvend: Shqipëria i plotëson kushtet
Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar

Në seancën plenare të mbajtur në nder të saj, Presidentja e Sllovenisë Natasa Pirc Musar ka përshëndetur Kuvendin e Shqipërisë përmes një fjalimi të mbajtur. Në fjalën e saj ajo theksoi se rruga e vetme për t’i dhënë fund konflikteve globale është diplomacia dhe bashkëpunimi për të çuar përpara rajonin.

Presidentja e Sllovenisë shtoi se BE pa Ballkanin Perëndimor nuk është bashkim europian, dhe për të arritur këtë duhet një vlerësim i shpejtë i rajonit.

“Zgjedhjet europiane do të jenë një tregues i rëndësishëm për të ardhmen e Euuropës. Ka shumë skepticizëm në lidhje me faktin nëse të gjtiha vendet kandidate do të jenë në kushte të barabarta në lidhje me procesin e zgjerimit të BE deri në vitin 2030.

BE pa Ballkanin Perëndimor nuk është bashkim europian. Për këtë qëllim vlerësimi i shpejtë i këtij rajoni duhet të promovohet aktivisht. Dhe Sllovenia po e bën këtë.

Sipas mendimit tonë Shqipëria i plotëson kushtet për hapjen e klasterit të parë të negociatave. Ne besojmë se Shqipëria mund të vendoset dhe të jetë si një shembull se si po përballet me sfidat e vështura në përmbushjen e kushteve për anëtarësim. Shqipëria duhet të lejohet të tregojë se mund të jetë një tjetër pikë e ndritshme në historinë e procesit të integrimit Europian." - tha presidentja e Sllovenisë Natasa Pirc Musar.

Presidentja sllovene po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë me ftesën të presidentit Bajram Begaj me të ciluin mbajti dhe një konferencë për shtyp. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika tërheqëse turistike të vendit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese