Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Aktualitet

Presidenti Begaj do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut, në ceremoni edhe katërt udhëheqësit fetarë në vendin tonë

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Begaj do të marrë pjesë në varrimin e Papa
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Papa Françesku

Papa Françesku i cili ndërroi jetë ditën e hënë do të varroset në Romë të shtunën, pesë ditë pas vdekjes së tij. Vetë Papa ka zgjedhur vendin e tij të fundit të prehjes në Romë. Paraprakisht, besimtarët do të kenë mundësinë t’i thonë lamtumirë Papa Françeskut, i cili vdiq të hënën.

Pjesë e ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut të shtunën do jetë edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Gjithashtu do të marrin pjesë te katërt udhëheqësit fetarë në vendin tonë, Kreu i Kishës Katolike, Arjan Dodaj, Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Kryepeshkopi i Ortodoksëve, Joani.

 Të katërt udhëheqësit fetarë do të udhëtojnë drejt Vatikanit për të marrë pjesë në ceremoninë e së shtunës, kur në Vatikan do të mblidhet e gjithë bota për t’i dhënë lamtumirën e fundit Atit të Shenjtë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese