Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prej 7 vitesh në arrati, arrestohet 42-vjeçari i dënuar me burg për vjedhje me dhunë

Shkruar nga Newsbomb

 

Prej 7 vitesh në arrati, arrestohet 42-vjeçari i dënuar me burg
Foto ilustruese

Policia e Elbasanait ka arrestuar një 42-vjeçar nga fshati Gostimë në Elbasan, i shpallur në kërkim prej 2017.

42 vjeçari I.K., në tetor të 2017 është dënuar nga Gjykata e Elbasanit me masën “Arrest në burg” për veprën penale "Vjedhja me dhunë".

8 vite më parë, në 2016 në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka vjedhur me dhunë pajisje, në një kantier ndërtimi, në fshatin Banjë.

Policia:

Komisariati i Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, ndaluan shtetasin I. K., 42 vjeç, banues në fshatin Gostimë.       

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 07.10.2017, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg”, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim.

Në muajin shtator të vitit 2016, I.K., në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka vjedhur me dhunë pajisje, në një kantier ndërtimi, në fshatin Banjë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese