Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Prej 7 ditësh në koma, avokati Sokol Mëngjesi dërgohet për mjekim në Athinë

Shkruar nga Newsbomb
Prej 7 ditësh në koma, avokati Sokol Mëngjesi dërgohet
FotoMontazh: Profesor Sokol Mengjesi

Ka mbërritur në spitalin e Athinës, avokati dhe profesorit Sokol Mëngjesi. Ishin familjarët e avokatit që ditën e djeshme bënë kërkesë që avokati të dërgohej në Greqi për një mjekim më të specializuar.

Avokati u dërgua me avion nga spitali i Traumës në Athinë, pasi familjarët shpresojnë se mjekimi atje do të jetë me shpresëdhënës për jetën e Mëngjesit.

Avokati prej 7 ditësh ndodhet në koma artificiale, ndërsa dje u raportua se shëndeti i tij ishte përmirësuar disi. Tani presim që lajme të mira të vijnë nga Athina në lidhje me shëndetin e Mëngjesit.

Kujtojmë që avokati Sokol Mëngjesi u dhunua mëngjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut.

Ishin 4 autorët të cilët e qëlluan me doreza hekuri dhe leva, të identifikuar si: Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, u vetëdorëzua në Polici; Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë; Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë; Romario Roberto Tabaku, 26-vjeç, banues në Tiranë.

Organizatori dhe porositësi i sulmit barbar ndaj avokatit është Dritan Nano. 58-vjeçari do të dalë sot para gjykatës ku dhe do t’i komunikohet masa e sigurisë. Bashkë me të, për masë del dhe dhëndri i tij Dorian Alia, një nga dhunuesit, ndërsa 3 të tjerë janë ende në kërkim.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese