Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prangosja e policit që shiste kokainë në Fier, AMP zbulon dhe një shtëpi me qira që përdorej si magazinë droge

Shkruar nga Newsbomb
Prangosja e policit që shiste kokainë në Fier, AMP zbulon dhe
Lorenc Gropa, efektivi i arrestuar nga AMP

Lorenc Gropa, një efektiv i Policisë së Fierit u arrestua tre ditë më parë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi shpërndante kokainë bashkë me kushërinjtë e tij. Hetimet proaktive kanë vijuar dhe AMP ka zbuluar dhe një shtëpi me qira që përdorej prej tij.

Në këtë shtëpi, që rezultonte e marrë me qira nga efektivi Lorenc Gropa është kryer kontroll dhe është gjetur një sasi prej 500 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Prangosja e policit që shiste kokainë në Fier, AMP zbulon dhe
Droga e zbuluar ne shtepine me qira te efektivit

"Nga hetimet e AMP-së ka rezultuar se punonjësi i policisë L. G. e përdorte banesën me qëllimin për të magazinuar lëndën narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier", njofton AMP-ja.

Nga operacioni i datës 24 Maj, në shtëpinë e policit u gjet një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë.

Njoftim për mediat - Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), në kuadër të hetimit proaktiv me metoda speciale, i cili u finalizua gjatë operacionit të datës 24.05.2024 me arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve (mes tyre një punonjës policie) dhe procedimin e 2 shtetasve të tjerë, të dyshuar për "Prodhim dhe shitje e narkotikëve", ka kryer veprimet hetimore, duke bërë të mundur sigurimin e të dhënave, nga të cilat është ushtruar kontroll në një banesë të marrë me qera nga punonjësi i policisë L. G., ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Nga hetimet e AMP-së ka rezultuar se punonjësi i policisë L. G. e përdorte banesën me qëllimin për të magazinuar lëndën narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese