Hapësire reklamuese

Aktualitet

Potesta e opozitës kundër mbylljes së Tiktok, policia “blindon” Tiranën, 800 efektivë në terren

Shkruar nga Newsbomb
Potesta e opozitës kundër mbylljes së Tiktok, policia
Foto arkivë: Opozita proteste ne bulevardin “Dëshmorët e Kombit“

Tre orë na ndajnë nga protesta kombëtare e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit“ e thirrur nga Kreu i PD, Sali Berisha kundër vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri.

Ndërkohë, policia ka njoftuar masat e marra për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës.

Burime nga policia bëjnë me dije se mbi 800 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA në rast nevoje.

Ndërkohë në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. Do të ketë edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.

Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Kryepolici Ilir Proda ka zhvilluar mbledhje dje me vartësit e tij lidhur me mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë nga policia gjatë protetës. Kryepolici dhënë porositë lidhur me detyrat e policisë për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese