Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policja 22 vjeçare u rrëzua te Piramida dhe ndërroi jetë, kush mban përgjegjësi për jetët e fëmijëve të Tiranës? A zbatoi Fondacioni Amerikan kushtet e punës?

Shkruar nga Newsbomb
Policja 22 vjeçare u rrëzua te Piramida dhe ndërroi jetë,
Ilustrim: Kryebashkiaku Veliaj dhe presidenti i AADF, Michael Granoff

Alesia Lumi, një police 22 vjeçare ka ndërruar jetë këtë të martë në ambientet e Spitalit të Traumës, një javë pasi u rrëzua te Piramida e Tiranës. Alesia kishte shkuar atje me familjen, ishte jashtë shërbimit, por për shkaqe ende të panjohura është rrëzuar në shkallë dhe ka goditur kokën.

Një javë ajo u dergj në shtratin e spitalit dhe pavarësisht betejës për jetën, sot ka mbyllur sytë përgjithmonë në lule të rinisë. Lajmi i rrëzimit të saj është bërë publik vetëm sot, kur newsbomb.al mësoi se policja 22 vjeçare ndërroi jetë.

Është e paqartë dhe njëkohësisht e paimagjinueshme sesi është rrëzuar Alesia në shkallët e Piramidës, kur ajo supozohet të ishte një nga objektet simbol të kryeqytetit më të sigurta, edhe pas transformimit rrënjësor të financuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Miliona lekë janë shpenzuar në rikonstruksionin e Piramidës, por siç duket kushtet e punës nuk janë zbatuar ashtu siç duhet, sepse është e papranueshme që një person të rrëzohet në objekt të hapur publik dhe i trumbetuar nga Bashkia e Tiranës dhe vetë AADF si një xhevahir për kryeqytetin.

Sa të sigurtë janë fëmijët tanë, vogëlushët e çdo moshe që zgjedhin që të ngjiten në shkallët e Piramidës në çdo orar të ditës?! Kush përgjigjet për kushtet e sigurinë e një prej objekteve simbol të kryeqytetit që pas rikonstruksionit është kthyer dhe në më të frekuentuarin?!

Drejtorët e Përgjithshëm të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, i dorëzuan katër vite më parë Bashkisë së Tiranës projektin arkitektonik dhe inxhinierik të Piramidës dhe modelin e biznesit, me qëllim që funksionimi i saj të jetë i qëndrueshëm financiarisht.

Projekti ju dorëzua në atë kohë nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku. Sot, 4 vite nga dorëzimi i projektit dhe 3 vite nga nisja e punimeve, Piramida është përgjakur nga humbja e një jete të pafajshme, e Alesia Lumit 22 vjeçare.

Askush nuk flet, institucionet heshtin, ndërsa masat e sigurisë në punë nuk dihet a janë zbatuar siç duhet dhe nëse jo, a do të kujdeset dikush në të ardhmen. Fëmijët me prindërit dhe familjarët e tjerë të tyre, ashtu si Alesia, ngjiten në ato shkallë në çdo orë të ditës, duke rrezikuar seriozisht jetën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese