Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia zbardh detaje, ja kush është efektivja 21-vjeçare që u vetëvra me armën e shërbimit në "Ali Dem"

Shkruar nga Newsbomb
Policia zbardh detaje, ja kush është efektivja 21-vjeçare
Rruga "Ali Dem"

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë ku efektivja e policisë Aldorjana Loshi, 21-vjeçe ka vrarë veten me armën e shërbimit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ali Demi" ndërsa policja punonte pranë Komisariatit të Policisë Nr.5 në Kamëz. Nuk ka ende asnjë informacion në lidhje me rethanat e ngjarjes së rëndë.

"Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën "Ali Demi", është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes"- njofton policia.

Ndërsa pak minuta më parë policia ka dalë me një njoftim ku tregon e një efektiv i Gardës është vetëplagosur me armën e shërbimit. Sipas plicisë një 28-vjeçar punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë është vetëplagosur me armën e shërbimit dhe se 28-vjeçari F.S., ka shkruar vetë në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Nuk dihen nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra -tjetrën ndërsa priten detaje të tjera për sqarimin më të detajuar të ngjarjes.

"Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.  Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes." - njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese