Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia tha se u ndalua, Rezart Veleshnja reagon nga Pogradeci: Ishte një makinë e humbur, unë e përdora

Shkruar nga Newsbomb
Policia tha se u ndalua, Rezart Veleshnja reagon nga Pogradeci: Ishte një
Rezart Veleshja

Policia e Durrësit njoftoi gjatë ditës së sotme se aktori i njohur Rezart Veleshnja u arrestua gjatë mbrëmjes së kaluar pas një denoncimi të bërë kundër tij për mashtrim. Blutë dolën me një njoftim zyrtar dhe sqaruan se Veleshnja i kishte marrë makinën një personi dhe më pas e kishte shitur për 2 milionë lekë të vjetra. 

Ndërkohë një reagim zyrtar ka ardhur dhe nga vetë aktori, i cili ka sqaruar të gjithë situatën duke hedhur poshtë dhe pretendimet e Policisë së Durrësit. 

Me një video nga Pogradeci, Rezart Veleshnja thotë se ai dikur kishte patur në përdorim një makinë e cila kishte humbur, ndërsa tashmë ai e ka hequr atë automjet dhe i është gjetur dhe pronari.

Në Gjykatën e Durrësit mësohet se sot është mbajtur seanca për aktorin, ndaj të cilit është vendosur masa detyrim paraqitje. 

Rezart Veleshnja: Ju përshëndesim nga Pogradeci! Ideja është që është një automjet që e kam përdorur unë. Ai automjet kishte humbur, ndërkohë që unë thjesht e kam përdorur. Dhe sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur. Kaq! Nuk ka asnjë gjë këtu, jo u arrestua jo… turp! Ishte një automjet që kishte humbur, kaq! E kam përdorur dikur, por unë s’kam lidhje më me atë makinë pasi e kam hequr.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese