Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia Shqiptare vlerësohet për sigurinë e ndeshjes Shqipëri-Çeki

Shkruar nga Newsbomb
Policia Shqiptare vlerësohet për sigurinë e ndeshjes
Ilir Proda, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Bashkëpunimi i shkëlqyer mes ekipit të Sigurisë të Federatës së Futbollit të Republikës Çeke dhe Policisë Shqiptare ka marrë vlerësime të larta. Shefi i Sigurisë i Federatës Çeke, Mgr. Jakub Schor, i ka drejtuar një letër falënderimi Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për menaxhimin e suksesshëm të rendit para, gjatë dhe pas ndeshjes ndërkombëtare Shqipëri-Çeki, e zhvilluar më 16 nëntor 2024 në Tiranë.

Në letrën e tij, Mgr. Schor thekson profesionalizmin dhe përkushtimin e Policisë Shqiptare në garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit.

“Në emër të Federatës së Futbollit të Republikës Çeke, lejoni të shpreh mirënjohjen tonë për bashkëpunimin e shkëlqyer në sigurimin e rendit publik në lidhje me ndeshjen,” shkruan Schor.

Ai vlerëson veçanërisht qasjen profesionale dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të drejtorit Ilir Proda dhe ekipeve të tij, duke përfshirë Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Policinë Rrugore dhe Policinë Kufitare.

Pavarësisht sfidave, veçanërisht atyre të ndërlidhura me rrethanat e ndeshjes së parë në Pragë, Mgr. Schor thekson se përmes angazhimit të madh dhe profesionalizmit të Policisë Shqiptare, gjithçka u zhvillua në mënyrë të përkryer.

“Do të doja të theksoja qasjen tuaj të drejtë dhe kujdesin që ju dhe ekipi juaj investuat në realizimin e kësaj ndeshjeje,” përfundon letra e tij.

Kjo vlerësim i lartë është një tjetër dëshmi e profesionalizmit të Policisë Shqiptare dhe angazhimit të saj për garantimin e rendit dhe sigurisë në aktivitete ndërkombëtare.

Policia Shqiptare vlerësohet për sigurinë e ndeshjes
Letra drejtuar Ilir Prodës

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese