Hapësire reklamuese


Aktualitet

Policia reagon për vrasjen e babait të Roan Brahimit në Pllanë të Lezhës

Shkruar nga Newsbomb
Policia reagon për vrasjen e babait të Roan Brahimit në
Roan Brahimi i vrarë në vitin 2024 dhe Gjovalin Prendi i ekzekutuar sot në Lezhë

Policia ka reaguar zyrtarisht për vrasjen e 64-vjeçarit Gjovalin Prendi në Pllanë të Lezhës. Policia njofton se forca të shumta të efektivëve kanë nisur punën për kapjen e autorit të ngjarjes.

Gjovalin Prendi u ekzekutua këtë mbrëmje me armë zjarri nga persona të paidentifikuar teksa pinte kafe në lokal.

Prendi, 64 vjeç është babai i Roan Brahimit, i cili u ekzekutua në vitin 2024 në Athinë të Greqisë.

Kujtojmë se në vitin 2020 persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të lokalit të Gjovalin Prendit, por nuk pati të lënduar.

Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me një sagë hakmarrjesh. Roan Brahimi i njohur si “Sidi”, thuhet se është armik i Ervis Martinajt.

Gjithashtu dyshohet se Roan Brahimi është i përfshirë si financues në vrasjen e Gentjan Bejtjes në Larushk të Krujës.

Njoftimi i Policisë

Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese