Polica e Shtetit në bashkëpunim me Krimin Ekonomik po zhvillohet një aksion blic në Tiranë, në qendrat estetike.
Burime për media bëjnë me dije se një sërë urdhër kontrollesh janë lëshuar për disa qendra estetike, bëhet fjalë për 30 biznese ku po zhvillohen hetime për mallra kontrabandë. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Tiranës ndërsa deri më tani është bërë me dije se janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e madhe e produktit botox kontrabandë.
Akoma nuk ka një informacion nëse janë lëshuar urdhër arreste. Pritet që policia të dalë me një informacion zyrtar për këtë operacion.
Sondazh
Poll