Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia njoftim për përplasjen e dhunshme në Vorë: Mbetën të lënduar 3 persona

Shkruar nga Newsbomb
Policia njoftim për përplasjen e dhunshme në Vorë:
Foto ilustruese

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë të shënuar në Vorë, disa orë më parë ku 3 persona u përplasën fizikisht në një servis makinash

Policia njofton se gjatë konfliktit është dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Xhuliano Shkurtin, 28 vjeç, dhe me sende të forta shtetasit A. Mara, 35 vjeç, dhe F. Mara. Të tre këta shtetas ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e shtetasve të përfshirë në konflikt ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 15.10.2024, në një servis në Marikaj ka ndodhur një konflikt midis disa shtetasve. Gjatë konfliktit është dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Xh. Sh., 28 vjeç, dhe me sende të forta shtetasit A. M, 35 vjeç, dhe F. M, 37 vjeç.

Të tre këta shtetas ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e shtetasve të përfshirë në konflikt ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese