Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia ndalon makinat e mbushura me para në Fier, shoqërohen dy persona

Shkruar nga Newsbomb
Policia ndalon makinat e mbushura me para në Fier, shoqërohen dy
Paratë e sekuestruara

Dy persona janë proceduar penalisht në Fier pasi janë kapur duke qarkulluar me shuma të mëdha parash, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale të kryera jashtë vendit.

Policia ka kapur në flagrancë 2 shtetas duke qarkulluar me automjet, me shuma të mëdha parash, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale të kryera jashtë vendit.

 Në vijim të veprimeve procedurale u referua materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-A. L., 51 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 89 390 euro, pa dokument shoqërues për burimin e tyre; 

-J. Xh., 53 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 11 500 euro dhe 60 000 lekë, pa dokument shoqërues për burimin e tyre.  

Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet tip "Benz" dhe 2 celularë.

Njoftimi i policisë në Fierit:

Qarkullonin me shuma të mëdha parash, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale të kryera jashtë vendit, procedohen penalisht 2 shtetas.

Sekuestrohen rreth 100 900 euro, 60 000 lekë dhe 2 automjete. 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë kapur në flagrancë 2 shtetas duke qarkulluar me automjet, me shuma të mëdha parash, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale të kryera jashtë vendit.

Në vijim të veprimeve procedurale u referua materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-A. L., 51 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 89 390 euro, pa dokument shoqërues për burimin e tyre; 

-J. Xh., 53 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 11 500 euro dhe 60 000 lekë, pa dokument shoqërues për burimin e tyre.  

Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet tip "Benz" dhe 2 celularë.

Vijon puna hetimore për përcaktimin e burimit të të ardhurave të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed