Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Policia, mos lëviz”, kapet në flagrancë 27-vjeçari që kultivoi kanabis në pyllin e Skraparit

Shkruar nga Newsbomb
“Policia, mos lëviz”, kapet në flagrancë
Momenti arrestimit

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Skrapar, pasi akuzohet për kultivimin e bimëve narkotike.

Ne pranga ka rënë shtetasi A. B., 27 vjeç, banues në fshatin Rehovë. Gjatë operacionit në këtë fshat, rezultoi se 27-vjeçari kishte përgatitur disa vende në zonën e pyllëzuar, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike, si dhe se kishte kultivuar në kubikë dhe në tokë, 287 fidanë cannabisi.

NBjoftimi i policisë së Skraparit:

Kultivoi në pyllin e fshatit Rehovë, 287 fidanë cannabisi (në kubikë dhe në tokë), arrestohet 27-vjeçari.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, fidanët narkotikë.

Si rezultat i një hetimi proaktiv të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit dhe në vijim të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, Komisariati i Policisë Skrapar finalizoi operacionin policor të koduar "Rehova"

Si rezultat u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi A. B., 27 vjeç, banues në fshatin Rehovë.

Gjatë operacionit në këtë fshat, rezultoi se 27-vjeçari kishte përgatitur disa vende në zonën e pyllëzuar, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike, si dhe se kishte kultivuar në kubikë dhe në tokë, 287 fidanë cannabisi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese