
Foto ilustruese
Forcat policore kanë kryer ditën e sotme një operacion "blic" në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake në zonën e Lungomares një person është shoqëruar nga policia, pasi dyshohej si i rrezikshëm.
Banorët që ndodheshin në vendin e ngjarjes janë shprehur se aksioni ka ndodhur në pak sekonda, teksa forcat e policisë kanë qenë me armë dhe e kanë shoqëruar menjëherë shtetasin e dyshuar, ideniteti i të cilit ende nuk dihet.
Sakaq, janë zhvilluar dhe kontrolle të tjera për personat me vepra të ndryshme kriminale, persona në kërkim dhe ata që lëvizin me armë dhe automjete të vjedhura.
Sondazh
Poll