Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia kthehet te "Kështjella" ku u vra Alfred Dedja, ende në kërkim të armës së krimit

Shkruar nga Newsbomb
Policia kthehet te "Kështjella" ku u vra Alfred Dedja, ende
Në foto: Viktima Alfred Dedja dhe autori Julian Gjoshi

Policia e Tiranës është rikthyer te "Kështjella", vendi ku u vra Alfred Dedja. Rikthimi në vendin e ngjarjes është bërë pasi ende nuk është gjetur arma e krimit.

Autori i kësaj ngjarje Julian Gjoshi pas arrestimit është shprehur se armën e ka hedhur në një shkurre pranë lokalit ku kreu edhe krimin.

Burime për media bëjnë me dije se nëse nuk gjendet edhe sot arma, atëherë mund të nxirret vetë autori, për të treguar se ku saktësisht ka hedhur armën.

Kujtojmë që 50-vjeçari Alfred Dedja u vra nga 27-vjeçari, Julian Gjoshi pak ditë më parë, më 1 dhjetor. E gjithë ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 në një lokal në zonën e Ndroqit ku viktima ishte duke konsumuar një drekë me disa miq të tij.

Në atë moment në ambientet e lokalit u fut edhe i riu Julian Gjoshi, i cili rezulton të ketë qenë mik me 50-vjeçarin. Në një momentin, dyshohet pas një konflikti 27-vjeçari nxori armën dhe qëlloi Dedjan.

Pas të shtënave ai u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij “Benz ML”, ngjyrë të zezë, ndërkohë Alfred Dedja si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në vendin e ngjarjes. Autori u arrestua një ditë pas ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese