Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia i bëri shenjë të ndalonte, 33-vjeçari në Pogradec gëlltit drogën për t’i shpëtuar prangave

Shkruar nga Newsbomb
Policia i bëri shenjë të ndalonte, 33-vjeçari në
Foto ilustruese

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit, pasi është kapur me sasi të vogël lënde narkotike.

Policia i ka bërë shenjë 33-vjeçarit të ndalonte, por ai ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit të policisë për të ndaluar dhe ka gëlltitur një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa për t’i shpëtuar prangave.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. Gj., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, është konstatuar në lëvizje dhe në bazë të dyshimeve se posedonte lëndë narkotike, i është bërë shenjë të ndalonte, por ai ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit të policisë për të ndaluar dhe ka gëlltitur një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa”, njofton policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese