Hapësire reklamuese


Aktualitet

Policia greke ndalon taksinë me drogë në Igumenicë, në pranga shqiptari i arratisur nga burgu, a u fut nga Shqipëria?!

Shkruar nga Newsbomb
Policia greke ndalon taksinë me drogë në Igumenicë, në
Ilustrim: Igumenica - Taksia e mbushur me droge

Një sasi prej 81 kilogramësh drogë është kapur nga Policia greke në Igumenicë. Ajo po transportohej me taksi dhe shërbimet i janë vënë në ndjekje, derisa e kanë ndaluar dhe kanë ushtruar kontroll. Në bagazh dhe në sediljet e pasme janë gjetur 72 pako me kanabis.

Siç bëjnë me dije mediat vendase, të cilat kanë publikuar dhe pamjet e mjetit të mbushur me drogë, në pranga ka rënë shoferi grek i makinës taksi Mikhail Angjelo, 52 vjeç nga Artemida e Athinës dhe pasagjeri, shtetasi shqiptar Kosta Beqo, 54 vjeç nga fshati Çukë i Sarandës.

Policia greke ndalon taksinë me drogë në Igumenicë, në
Taksia e mbushur me droge ne Igumenice

Kosta Beqo rezulton se ka qenë në kërkim nga autoritetet e vendit fqinj, pasi është arratisur nga burgu në vitin 2018 dhe është arrestuar sot, gjatë operacionit antidrogë, të koordinuar mes Prokurorisë kundër Narkotikëve dhe Departamentit të Filatit.

"Gjatë kontrollit që pasoi, me ndihmën e qenve të policisë, brenda makinës u gjetën 72 pako me kanabis të papërpunuar, me peshë totale 81 kilogramë e 704 gram. Krahas drogës dhe automjetit është konfiskuar edhe shuma totale prej 4370 euro, e cila u gjet në posedim të të pandehurve", citohet të ketë thënë Policia greke, raportojnë mediat vendase.

Policia greke ndalon taksinë me drogë në Igumenicë, në
Parate e konfiskuara nga Policia greke

Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë e Thesprotisë ku do të ndiqen veprimet e mëtejshme hetimore, pasi akuzohen për posedim, transport dhe trafikim të drogës.

Ndërkohë, shtetasi shqiptar nga Saranda, Kosta Beqo akuzohet për arratisje të të burgosurit nga vendi i qëndrimit, pasi mësohet se 54 vjeçari rezultonte në kërkim nga autoritetet e Burgut të Stavrakios në Janinë, i arratisur që nga viti 2018.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese