Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia e Vlorës dhe FNSH në terren, kontrolle të rrepta në hyrje dhe dalje të qytetit

Shkruar nga Newsbomb
Policia e Vlorës dhe FNSH në terren, kontrolle të rrepta në
 

Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) sërish kanë dalë në terren ku po kryejnë kontrolle të imtësishme në hyrje dhe në dalje të qytetit bregdetar.

Nuk ka informacion nëse kontrollet po kryen në kuadër të një aksioni për persona të caktuar apo janë kontrolle që policia e Vlorës dhe FNSH i kryen herë pas here në hyrjet dhe daljet e qytetit.

Policia ka ndalur disa persona të dyshimtë të cilët lëvizin me automjete me xhama të zinj. Gjithashtu janë kryer edhe kontrolle fizike në automjete për armëmbajtje pa leje.

Nuk dihet nëse ka persona të ndaluar apo shoqëruar në komisariat nga efektivët e policisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese