Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia e Shtetit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë Globale të INTERPOL

Shkruar nga Newsbomb
Policia e Shtetit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me
Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL, Jurgen Stock

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Rrjetin e Akademisë Globale të INTERPOL-it.

Në kuadër të Konferencës së 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Europën, që po zhvillon aktualisht punimet në Tiranë, drejtori i Policisë, Muhamet Rrumbullaku dhe Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock firmosën aktin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis palëve.

Në fjalën e tij, Rrumbullaku falënderoi INTERPOL-in për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve dhe theksoi se, bashkimi i Shqipërisë me Rrjetin e Akademisë Globale është një hap i rëndësishëm përpara për sistemin e arsimimit policor dhe vetë Policinë e Shtetit.

Jemi të kënaqur, që në rrugëtimin e gjatë e të vështirë për të forcuar kapacitetet e Akademisë sonë të Sigurisë, do të kemi edhe angazhimin e Drejtorisë së Trajnimeve për Ngritjen e Kapaciteteve të INTERPOL, e cila ka krijuar Akademinë Globale. Synimet e saj për një qasje globale të trajnimit për zbatimin e ligjit do të jenë një ndihmë e madhe edhe për Shqipërinë.

INTERPOL-i është një lider global në ndërtimin e trajnimin e kapaciteteve të zbatimit të ligjit ndërkombëtar dhe është me shumë vlerë që Policia e Shtetit Shqiptar i bashkohet edhe këtij komponenti të rëndësishëm”,- u shpreh drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Gjithashtu, sekretari i INTERPOL-it, Stock falënderoi Policinë e Shtetit për mikpritjen dhe organizimin e Konferencës Rajonale në Tiranë, ndërsa shprehu gatishmërinë e INTERPOL-it për shkëmbimin e përvojave policore me Shqipërinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese