Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia Bashkiake heq pas 19 vitesh ngrehinën e llamarinës në mes të Sarandës

Shkruar nga Newsbomb
Policia Bashkiake heq pas 19 vitesh ngrehinën e llamarinës në mes
Ngrehina e llamarines hiqet nga Policia Bashkiake

Policia Bashkiake e Sarandës ka ndërmarrë një aksion në të gjithë territorin që ka në administrim, për të pastruar hapësirat publike dhe për t'i rikthyer ato në shërbim të qytetarëve. Ngrehina buzë rrugëve, makina të braktisura dhe rrethime me gardhe, sot nuk janë më.

Puna e këtij institucioni është vlerësuar dhe nga qytetarët, të cilët çdo ditë po shohin pastrimin e hapësirave publike nga ngrehina metalike dhe platforma të paligjshme reklamimi që vendoseshin deri dje nga pronarët e bizneseve ku të mundeshin.

Qytetarja dhe gazetarja nga Saranda, Shpresa Dine ka ndarë së fundmi pamje nga operacioni i Policisë Bashkiake dhe falenderon drejtuesin e saj, Aleksandër Lilo, për heqjen e një objekti prej llamarine që qëndronte prej 19 vitesh në mes të qytetit.

"Çdo kryetar bashkie në Sarandë e ka parë, madje edhe i është kërkuar që ta hiqte atë ngrehinë llamarine por kërkesa e banorëve të kësaj lagjeje ka rënë në vesh të shurdhët, me pretendimin se “ nuk dihej statusi i llamarinës…. e në fund të fundit çuditërisht nuk e gjenin dot”. Por jo…. kur do dhe ke dëshirë për më të mirën bën çudira.

Pra, sot falë përkushtimit të Policisë Bashkiake Sarandë, kjo ngrehinë u hoq. Falëndenderojmë Bashkia Sarande dhe Policia Bashkiake Sarandë, drejtorin e saj, Aleksander Lilo për vlerësimin pozitiv të situatës së krijuar prej vitesh…", shkruan Shpresa Dine.

Aleksandër Lilo u emërua në krye të Policisë Bashkiake të Sarandës kur drejtimin e bashkisë së qytetit bregdetar e mori kryebashkiaku Oltion Çaçi. Zotimi i parë i Lilos ishte lirimi i hapësirave publike dhe prishja e çdo gardhi e ndërtimi pa leje, duke i rikthyer në shërbim të qytetarëve dhe pushuesve të shumtë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese