Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia aksion në Shkodër, zbulohen tre parcela me cannabis sativa, asgjësohen 625 bimë

Shkruar nga Newsbomb
Policia aksion në Shkodër, zbulohen tre parcela me cannabis sativa,
Kanabis i sekuestruar

625 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa janë gjetur dhe asgjësuar në Shkodër në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”.

Bimët janë sekuestruar në tre parcela të ndryshe: 188 bimë narkotike cannabis sativa në territorin e njësive administrative Postribë dhe Rrethina, 142 bimë cannabisi në territorin e njësive administrative Gruemirë dhe Kastrat dhe 295 bimë në territorin e njësisë administrative Shllak.

Si pasojë janë proceduar penalisht për moskallëzim krimi dhe shpërdorim të detyrave, 2 kryetarë fshatrash dhe 1 specialist pyjesh.

Njoftim i Policisë:

Qarku Shkodër/ Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, gjenden dhe asgjësohen 625 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Procedohen penalisht për moskallëzim krimi dhe shpërdorim të detyrave, 2 kryetarë fshatrash dhe 1 specialist pyjesh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, gjatë kontrolleve të territorit, bazuar dhe në inteligjencën policore, gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Postribë dhe Rrethina 188 bimë narkotike cannabis sativa.

Në vijim vijim të veprimeve për këto dy raste nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim krimi, për kryeplakun e fshatit Drisht shtetasin V. D., kryeplakun e fshatit Kir,shtetasin S. H., dhe Inspektorin e Pyjeve, shtetasin A. M.

Ndërkohë shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Gruemirë dhe Kastrat, 142 bimë cannabisi;

Ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shllak, 295 bimë cannabisi;

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike. Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese