Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Polici humb ndjenjat para Bashkisë së Tiranës, dërgohet me urgjencë në spital

Shkruar nga Newsbomb
Polici humb ndjenjat para Bashkisë së Tiranës, dërgohet me
Polici humb ndenjat

Me tensione është duke u zhvilluar protesta para Bashkisë së Tiranës, ku qytetarët pak më parë kanë hedhur molotov drejt institucionit dhe policëve.

Vetëm pak minuta më parë në vendin ku po mbahet protesta ka mbërritur dhe një ambulancë. Burime për media bëjnë me dije se një efektiv ka humbur ndjenjat.

Gazetarët që po ndjekin protestën nga afër raportojnë se efektivi nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur ndjenjat. Ka qenë anëtari i këshillit bashkiak, njëherazi mjeku Ilir Alimehmeti që i ka ofruar ndihmën e parë policit deri në momentin që në vendngjarje ka mbërritur ambulancë.

Nuk dihet nëse efektivi nuk është ndjerë mirë për shkak të molotove që janë hedhur drejt tyre, apo për shkak të temperaturave të larta.

Kujtojmë që kjo është protestë e pestë që mbahet para Bashkisë së Tiranës pas arrestimeve për aferën “5D” që vunë në pranga drejtorët e këtij institucioni. Në protestat e kaluara ka pasur tensione, ku protestuesit kanë hedhur molotov, por edhe janë përplasur me efektivët e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese