Hapësire reklamuese

Aktualitet

Po udhëtonte me motor, turistja italiane në Sarandë përplaset me mjetin

Shkruar nga Newsbomb
Po udhëtonte me motor, turistja italiane në Sarandë
Pamje nga aksidenti

Një turiste italiane ka mbetur e plagosur mëngjesin e kësaj të premte në qytetin e Sarandës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit bregdetar, ku turistja italiane teksa po udhëtonte me motor është përplasur me një automjet dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë turistja, identiteti i të cilës ende nuk dihet, ka pësuar plagë të lehta dhe është transportuar drejt spitalit të Sarandës.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese