Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Po tregove do të të vras babanë”, nëna tregon se si i moshuari në Devoll ngacmonte dhe kërcënonte të miturën

Shkruar nga Newsbomb
“Po tregove do të të vras babanë”, nëna tregon
Foto ilustruese

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e raportuar në Devoll, ku dyshohet se një i moshuar ka ngacmuar seksualisht një vajzë 13-vjeçare.

Dyshohet se shtetasi Zenel Rushitaj, 64 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll jo vetëm e ka ngacmuar, po ka dyshime se mund të ketë ngacmuar edhe fizikisht pasi e mitura ka shenja në trup.

Është zbardhur edhe dëshmia e nënës së vajzës së mitur. Ajo është shprehur se i i  moshuari e ka kërcënuar vajzën duke i thënë se nëse tregon për ngacmimet “do i vriste babain”.

Po ashtu nëna thotë se i kanë gjetur mesazhe në telefon dhe se i moshuari dhe 13-vjeçarja janë takuar disa herë.

“Siç më tregoi vajza, kohë më parë e kishte kërcënuar dhe i kishte thënë që po të tregonte për ngacmimet do t’i vriste babanë. Ja ka thënë muaj më përpara. Vajza më tha që atë që mendoni ju nuk ka ndodhur. S’më ka bërë gjë, më ka bërë gjëra të tjera.

Më ka prekur me dorë. E njohim si bashkëfshatar, nuk kishim hyrje dalje. Ka 2 ditë vajza që më tregoi pasi kapëm mesazhet që ai dërgonte në telefonin e gjyshit. Ne e pamë kur i ra telefoni para 2-3 ditësh, e pa kunata por nuk tregoi se kishte burrin atje. I ra 2 herë në telefon, por ne nuk folëm. E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lek”, tha ajo.

Ndërsa gjyshi u shpreh se telefonin e tij e mbante mbesa dhe se nga aty ka folur me të moshuarin. Ndër të tjera ai tha se Zenel Rushitaj është një person problematik dhe se ka qenë i dënuar për vrasje dhe përdhunim para disa vitesh.

“Gruan e kam në Gjermani dhe më ka lënë telefonin dhe e përdor ime mbesë. Ja kërkova një ditë dhe s’donte të ma jepte, ja mora me forcë dhe nusja e djalit tjetër lexoi mesazhet. Mesazhet ishin "dil këtu, takohemi atje", vende që i kishin frekuentuar.

Mesazhe kërcënuese s’kishte. Ne dje ja kapëm. Doja ta takoja atë personin, nuk ishte, dhe takova një punonjës policie dhe bëra denoncim. Është person problematik, ka qenë i dënuar në kohën e komunizmit për vrasje, ka bërë gati 18 vite burg, dhe i dënuar për përdhunim të një gruaje”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese