
Një 26-vjeçar shqiptar me banim në zonën e Milanos, u arrestua pasi iu gjetën katër blloqe kokainë, me peshë totale 3.44 kg.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur gjatë aktivitetit të vazhdueshëm të kontrollit dhe mbikëqyrjes rrugore të kryer nga Nënseksioni i Policisë Rrugore të Bolonjës, përgjatë rrugëve A1 dhe A14. Një "Mercedes Class A" u ndalua nga policia, ndërsa mësohet se shoferi është shfaqur nervoz dhe i paduruar.
Për shkak të sjelljes së tij të dyshimtë, ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Rrugore për kontrolle të mëtejshme dhe më të thelluara.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në automjetin e të riut shqiptar u gjetën poshtë sediljes 4 pakot me lëndë narkotike të llojit kokainë, e cila sipas policisë do të ishte e destinuar për trafikim tek të tretët. Lënda narkotike e sekuestruar kapte vlerën e 300 mijë eurove në tregun e shitjes me pakicë.
Aktualisht i riu shqiptar është dërguar në burgun e Bolonjës, ndësa procedimi është në fazën e hetimeve paraprake, pasi përgjegjësia penale është provuar vetëm me dënim. Po ashtu, po punohet për të zbuluar rrjetin e organizuar të këtij trafiku që dyshohet se qëndron pas korrierit shqiptar.