Hapësire reklamuese

Aktualitet

Po shuanin flakët në Dropull, lëndohen dy punonjësit e forcave zjarrfikëse

Shkruar nga Newsbomb
Po shuanin flakët në Dropull, lëndohen dy punonjësit e
Foto Ilustruese

Dy punonjës të forcave zjarrfikëse të Gjirokastrës janë lënduar ditën e sotme, gjatë operacionit për shuarjen e flakëve në zonën e Dropullit.

Burime për media bëjnë me dije se njëri prej zjarrfikësve ka marrë djegie të lehta në gjymtyrë, ndërsa tjetri ka patur probleme me asfiksinë nga tymi.

Ato janë dërguar menjëherë në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar, ndërsa mësohet se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.  

Kujtojmë se zjarret në Dropull përfshinë sipërfaqe të mëdha toke, ndërsa për shuarjen e flakëve u aktivizuan shërbimet zjarrfikëse të disa qyteteve, si ato të Gjirokastrës, Dropullit, Përmetit, Tepelenës dhe Libohovës.

Gjithashtu, për shkak të terrenit të vështirë dh përhapjes me shpejtësi të flakëve u desh edhe ndërhyrja e Forcave të Armatosura dhe helikopterëve nga ajri që ndihmuan në shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese