Hapësire reklamuese


Aktualitet

Po punohej për hidroizolimin e tarracës, shpërthen bombula e gazit në pallatin 9-katësh, “fluturon” dhe bie mbi trotuar

Shkruar nga Newsbomb
Po punohej për hidroizolimin e tarracës, shpërthen bombula e
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një bombul gazi ka shpërthyer gjatë punimeve për hidroizolimin e tarracës së një pallati në qytetin e Gjirokastrës, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe kalimtarëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në lagjen “18 Shtatori”, pranë universitetit “Eqrem Çabej” në një pallat 9-katësh.

Sipas dëshmimtarëve okularë, bombula ka shpërthyer nga lartësia e tarracës, e cila ka fluturuar për disa metra dhe ka përfunduar në trotuarin poshtë, duke krijuar panik mes kalimtarëve.

Një situatë alarmante është shkaktuar për shkak të afërsisë së pallatit me ambientet e universitetit dhe numrit të madh të personave që kalojnë në këtë pjesë të qytetit.

Policia dhe forcat e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të siguruar zonën dhe për të hetuar shkaqet e shpërthimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese